×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Kurti takohet me përfaqësuesin e koalicionit “Sloboda”, Nenad Rashiq

    Reporteri
    13 Tetor 2019 | 10:45

    Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti mëngjesin e së dielës e ka nisur në takim me përfaqësuesin e koalicionit “Sloboda”, Nenad Rashiq.


    Kurti partia e të cilit ka dal fituese në zgjedhjet e 6 tetorit, sipas rezultatit preliminar të KQZ-së, tashmë ka filluar takimet për mundësitë e formimit të Qeverisë së ardhshme.

    Ata janë në njërin nga hotelet në Prishtinë. Kurti pritet t’i bëjë ofertë Rashiqit pasi në vazhdimësi ka theksuar nevojën që në përbërjen e Qeverisë së tij mos të ketë përfaqësues të Listës Serbe, por vetëm serbë që respektojnë dhe njohin institucionet e Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!