×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Thaçi, Rama, Pacolli e Cakaj drekuan para takimit

    Reporteri
    29 Prill 2019 | 15:49

    Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli dhe Ministri i Punëve të Jashtme në detyrë të Shqipërisë Gent Cakaj, kanë drekuar para takimit që mbahet pasdite, njofton Klan Kosova.


    Takimi zhvillohet në kuadër të Samitit të Berlinit që po mbahet sot me përfaqësuesit e shteteve të Ballkanit Perëndimor.

    Delegacioni i Kosovës gjatë ditës së sotme ka pasur disa takime, si  me Shefen e Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, ndërsa tani Delegacioni i Kosovës ka arritur në Ambasadën Amerikane në Berlin.

    Aty janë pritur nga ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!