×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Albin Kurti ngriti në qiell Vlora Haxhimehmedin, njeriun që mori vetëm 137 vota

    Reporteri
    07 Maj 2020 | 16:13

    Ishte fundviti i vitit 2017 kur qytetarët po drejtoheshin në kutitë e votimit për të zgjedhur, përvec kryetari të Komunës, edhe përbërjen e asamblesë.


    Në Mitrovicë gara ishte e ashpër, pasi nuk dihej radhitja e subjekteve nga njëshi tek e katërta. Dhe, pikërisht e katërta doli VV-ja, pas PDK-së, AKR-së dhe LDK-së, shkruan Reporteri.net.

    Lëvizja Vetëvendosje në këto zgjedhje mori 4820 vota, duke dalur kështu vetëm para AAK-së, Nismës e PD-së.

    E nga këto 4820 vota, vetëm 137 shkuan për kandidaten me numër 6, Vlora Haxhimehmedin, aktualisht sekretare e partisë. Atë kohë Mehmedi mezi arriti të futet në asamblenë komunale falë kuotës gjinore.

    Por kjo gjë nuk e pengoi që të ngritet në parti duke marrë pozitën që u cek më lartë. Tani Albin Kurti mbante në vend të Molliqajt një grua që mori vetëm 137 vota në zgjedhjet lokale në Mitrovicë.

    Ani pse pas kësaj kohe janë mbajtur zgjedhje të tjera, është dashur të kthehet memoria e zgjedhjeve lokale të 2017 pasi Mehmedi nuk është futur më asnjëherë në garë.

    E pikërisht për njeriun me 137 vota, Albin Kurti dje ngriti lavde të mëdha. Sipas tij, sekretarja Haxhimehmedi ka kontribuar në fitoren e 6 tetorit, ani pse u konfirmua se nuk është e zonja të marrë vota.

    “Vlora Haxhimehmedi dhe Prof. Besnik Bislimi sot i bëjnë dy vite prej marrjes së detyrave të reja në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. E para sekretare organizative kurse i dyti nënkryetar. Brenda këtyre dy viteve, me në krye këta dy, ne e rritëm organizatën e i fituam zgjedhjet e fundit. Ata i forcuan strukturat tona dhe e zgjeruan rrjetin e aktivistëve. Shtatë muaj pas zgjedhjeve të 6 tetorit 2019, jemi dyfishuar për nga mbështetja popullore. Përgëzime dhe ju falemnderit të gjithëve, ama sot, posaçërisht Vlorës dhe Besnikut!”, shkruante Kurti.

    Sidoqoftë, vlen të theksohet se as Besnik Bislimi nuk është futur në zgjedhjet e fundit, por ka qëndruar vetëm shef i shtabit zgjedhor.

    Ky publikim i Kurtit, sipas disa mediave, është një “thumb” ndaj Glauk Konjufcës, njeriut të dytë më të votuar në VV, me të cilin Kurti nuk i ka punët mirë së fundmi./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!