×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Albin Kurti prezanton ‘live’ në TV një të akuzuar për korrupsion si pjesë të ekipit të tij

    Reporteri
    04 Shkurt 2021 | 20:55

    Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati i kësaj partie për kryeministër, Albin Kurti sonte bashkë me ekipin e tij po prezanton programin e kësaj partie për zgjedhjet e 14 shkurtit.


    Por, ndonëse vazhdimisht flet kundër korrupsionit, Kurti sonte pjesë të ekipit të tij e ka edhe një të akuzuar për korrupsion. Ai madje edhe sonte në debat u zotua se në qeverinë e tij nuk do të ketë njerëz me aktakuza, shkruan Reporteri.net.

    Ai në ekipin e tij e ka paraqitur edhe Mimoza Kusari-Lila, ndaj të cilës Prokuroria Speciale e Kosovës në prill të vitit 2020, ka ngritur aktakuzë për veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”

    Kusari-Lila bashkë më 18 të tjerë, akuzohen për rastin e njohur si “falja e hidrocentraleve”.

    Por për çudi, gazetarja e BIRN-it,  Jeta Xhara, ndonëse njihet për guximin e saj, sonte tek Kurti e injoroi këtë fakt dhe nuk e sfidoi kandidatin e VV-së për Kryeministër me aktakuzën për korrupsion ndaj Kusari-Lilës.

    Kujtojmë se aktakuza ka të bëjë me Komitetin Qeveritar për Privatizim. Ata akuzohen se kanë tejkaluar kompetencat e veta duke votuar që disa hidrocentrale që prodhojnë energji elektrike të transferohen te komiteti Qeveritar dhe më pas të privatizohen nga Limaku.

    “Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur sot aktakuzë te Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, kundër nëntëmbëdhjetë personave me inicialet B.B., F.H., M.K., D.G., N.R., A.Gj., F.Ç., M.R., A.N., F.K., I.I., G.J., B.B., G.Sh., N.H., A.A., B.H., K.B., dhe L.F. për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 2, lidhur me nenin 31, të Kodit Penal të Republikës se Kosovës”, thuhej në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!