×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Haradinaj: Vota për president është referendum për një atdhe të sigurt

    Reporteri
    04 Shkurt 2021 | 14:01

    Kreu i AAK-së dhe pretendenti për president, Ramush Haradinaj është takuar sot me strukturat e Aleancës në Skenderaj.


    Haradinaj është shprehur krenar me punën e tyre të palodhshme, në kohën kur vendit i duhen njerëz të vendosur në rrugën drejt fuqizimit të shtetit.

    “Vota për President është referendum për një Atdhe të sigurt dhe të integruar në struktura euro-atlantike dhe është obligim për mua që të qëndroj i palëkundur për të ardhmen e Kosovës ashtu siç e duam të gjithë.

    Takova sot strukturat e Aleancës në Skenderaj. Është për t’u krenuar me punën e tyre të palodhshme në kohët kur vendi ynë ka nevojë më shumë se kurrë për energji të tilla që tregojnë vendosmëri në rrugën tonë drejt fuqizimit të shtetit dhe së ardhmes tonë.
    #ForcaeKosovës”, ka shkruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!