Arianit Beqiri, këshilltar i kreut të VV-së, Albin Kurti ka thënë se komisionerët e VV-së do ta numërojnë secilën votë që vjen për numrin 1.
Sipas tij, në këtë mënyrë, në fund të ditës do të kuptohet se numri 1, përkatësisht kandidati për kryeministër, Albin Kurti do të dalë më i votuari në zgjedhjet e 14 shkurtit, shkruan Reporteri.net.
“Të gjithë komisionerët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! do ta numërojnë secilën votë të numrit 1.
Në fund të mbrëmjes do të kuptohet që numri 1 i listës 127, është numri më i votuar.
Kjo votë është politike. Duhet t’i tregojmë KQZ-së e të tjerve që Albin Kurtin nuk na e hjekin nga zemra e mendja”, ka shkruar ai.
Dy ditë më parë, KQZ-ja ka certifikuar listat e partive politike për zgjedhjet e 14 shkurtit, ndërsa në listën e VV-së mungon emri i Albin Kurtit, meqë atij iu pamundësua kandidimi me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Lista fillon me numrin 2 të Vjosa Osmanit. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.