×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Me Ramushin President, qytetarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit do të pajisen me pasaporta të Kosovës

    Reporteri
    04 Shkurt 2021 | 21:31

    Selim Selimi, kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit i cili vije nga Kosova Lindore, Presheva ka premtuar se sapo Ramush Haradinaj të bëhet president, qytetarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit do tu jepet shtetësia e Kosovës.


    Kjo sipas tij do të behet më në dekret të veçantë.

    “Ne i kemi bërë disa lehtësira gjatë kohës së Ramush Haradinajt kryeministër. E kemi bërë më të lehtë ligjin për të marrë lejeqëndrimin, Por, e kemi një premtim të cilin do ta realizojë, më menjëherë pas ardhjes së Ramush Haradinajt president, premtimi është natyralizimi, cdo qytetar i Preshevës, Bujanocit dhe Medevegjës do të pajiset me natyrializim me dekret të presidentit, me shtetësinë kosovare”, shtoi ai.

    Selimi ka thënë se në Gjilan, Fushë Kosovë e Prishtinë do të hapen zyra ku qytetarët e Kosovës Lindore mund të aplikojnë.

    “Pra tek ne lejohet dyshtetësia dhe do t’i hapim zyrat në Gjilan, Fushë-Kosovë dhe Prishtinë ku do t’i mbledhim aplikimet e qytetarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medevegjës, pastaj këto lista dhe i kemi paraparë se cilat dokumente do të kërkohen letërnjoftimi dhe kur të bëjmë kjëto lista dhe të kalohen kushte për natyralizim me një dekret të presidentit të gjithëve do tu jepet shtetësia e Kosovës”, tha ai.

    Selim Selimi është ministër në detyrë i Drejtësisë. Ai mban numrin 100 në listën e AAK-së.

    *Artikull i sponsorizuar

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!