“Sa i përket sigurisë dhe anëtarësimit në NATO, janë etapat e parapara. Pra është partneriteti për paqe, dhe gjithsesi aplikimi për NATO”, kështu tha kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Siç u shpreh ai, janë të vetëdijshëm se ato kritere janë një listë e detyrave që duhet t’i kryejë Kosova por të gjitha këto burojnë nga një ushtri moderne që është në zhvillim, në standardet e NATO-s dhe e cila e ka besimin e anëtarëve të NATO-s.
“Por edhe nga një angazhim i madh politik për t’i bindur edhe skeptikët që që edhe Kosova përpos që mund të kontribuojë në partneritet për paqe do të mund edhe të jetë anëtare e rregullt e NATO-s edhe pse si kohë reale mund të jetë viti 2025 e anëtarësimit në NATO”, tha ndër tjera Haradinaj në Klan Kosova.
Nëse kjo sipas kandidatit për president, Haradinaj nuk ndodh që Kosova të jetë afër dyerve të NATO-s, atëherë ai tha se duhet t’ia lejojmë qytetarëve të vendosin për bashkim me Shqipërinë për në union.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.