×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Vesa Broja e PDK-së: Shipoli e dëshmoi mbështetjen për Rimëkëmbjen

    Reporteri
    04 Shkurt 2021 | 20:17

    Kandidatja për deputete nga radhët Partisë Demokratike të Kosovës, Vesa Broja ka kërkuar sot votën nga banorët e Shipolit.


    Ajo nëpërmjet një postimi në Facebook, ka thënë se Shipoli është në mbështetje të planit të rimëkëmbjes.

    Sipas saj, tubime si ky i japin vulën e fitores së Partisë Demokratike të Kosovës.
    “I gjithë Shipoli në përkrahje të #Rimëkëmbjes. Tubimet madhështore si këto e japin vulën e fitores së madhe të 14 shkurtit”, ka shkruar Broja.

    Vesa Broja është njëra nga kandidatet më të reja në listën e PDK-së.

    Në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit, Vesa Buroja garon me numrin 51.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!