×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Vjosa Osmani kujton Fehmi Aganin: Ishte promotor i projektit të shqiptarëve për liri

    Reporteri
    06 Maj 2020 | 8:37

    Kryekuvendarja Vjosa Osmani ka kujtuar Fehmi Aganin në 21 vjetorin e vrasjes së tij.

    Osmani thotë se vrasja e tij qe përpjekje për ta dobësuar vullnetin dhe këmbëngultësinë e shqiptarëve për liri dhe pavarësi, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i saj:

    Sot, në 21-vjetorin e vrasjes, e kujtojmë njeriun e urtë e veprimtarin e madh, bashkudhëtarin politik të arkitektit të pavarësisë së Kosovës, dr. Ibrahim Rugovës, në lëvizjen e viteve ’90 për pavarësi, njërin ndër themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe mbi të gjitha, njeriun e dijeve e të ideve për konsolidimin e kombit, profesor Fehmi Aganin. Ai u vra më 6 maj 1999 nga regjimi gjenocidal serb i Millosheviçit. Vrasja e tij qe përpjekje për ta dobësuar vullnetin dhe këmbëngultësinë e shqiptarëve për liri dhe pavarësi.
    Dr. Agani, njeri i urtë, tepër modest, por këmbëngulës në përpjekjen për jetësimin e idealeve të brezave për liri, qysh më 1968 qe njëri ndër bartësit e debatit për Republikën e Kosovës. Në vitet ’80 ai ngrehu zërin kundër diferencimeve politike dhe sidomos kundër ndryshimeve të dhunshme kushtetuese, për t’iu bashkuar nismës për themelimin e LDK-së, e cila u shndërrua në lëvizje të fuqishme kombëtare kundër ideologjisë totalitare dhe i bashkoi shqiptarët përreth idesë së lirisë. Profesor Agani i shërbeu vendit me gjithë qenien e tij prej diejtari e ideologu nacional. Ai ia dha lëvizjes urtinë e nevojshme për ta bërë të pathyeshëm idealin e shqiptarëve për liri dhe e mbajti të gjallë vazhdimisht ëndrrën për ta parë të jetësuar atë.
    Profesor Aganin sot e kujtojmë si personalitet me mendim të thellë politik, promotor i mendimit politik ndër shqiptarë dhe i përafrimit të pikëpamjeve të ndryshme rreth projektit të shqiptarëve për liri, pavarësi e demokraci.

    https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/photos/a.166730523489220/1671189293043328/?type=3&__xts__%5B0%5D=68.ARCHkxyGzzuWBpBBuAUMW57y4ua9y0fy0uHvYh7Ibp5NhP6PTBY2tGQGEA8f39FIagIxylOjuXi2hSzSQ4X3Gt4Yk_LGDwsQNeEPyi53TrWJ5FYcOneJBGswTHemV5F4yrtMggSeQplqLaaH-LTIN2tUcAozWwCir7N_G6TnK268OafmnvZQazlQFZDdPgsq202v5PME438fa6sMuAUS04yRWLM74QtqgrAUaXuixuweVXqUpz9rMBkzHx4PUf7OlCSY2C81XmcM6HEyK89GeeaFLDg9aHMvCLtDC0T6KRw3nXbrPOzv5rb2AhSFpiWhmoL7C0B178la-0TWO3lwvp1a7A&__tn__=-R

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!