Zyrtari i Nisma Socialdemokrate që u bë i njohur pasi u arrestua për kërcënim ndaj kryeministrit Albin Kurti, Haxhi Hoti, ka bërë edhe një tjetër deklaratë të cuditshme.
Ai ka thënë se mërgatë do t’ua ndalonte me ligj për të votuar në Kosovë pas, sic thotë ai, janë të paditur, shkruan Reporteri.net.
“Mërgatës me ligj duhet me ja ndalu të drejtën me votu në Kosovë, mërgata e Kosovës janë njerëz shumë të paditur, nuk mundet me i ditë gjërat njeriu prej TV dhe prej internetit”, ka thënë ai.
Hoti nuk është ndalur me kaq, pork a thënë se mërgimtarëve u mungon edhe autoriteti dhe, sipas tij, punën që e bëjnë në mërgim nuk e bëjnë për Kosovën.
“Mos përzihi në Kosovë shumë, se në shtëpit e juaja nuk ju vet kush as maraba nuk ju thonë fëmijet e juaj. Mërgata e Kosovës kur qohen në 4 të mengjesit me punu mendojnë që për Kosovën po qohen me punu, jo për Evropë jeni tuj punu, e jo për Kosovë”, ka shtuar ai.
Hoti ka marrë dhjetëra komente dhe reagime në këtë deklaratë që sulmon mërgimtarët e ku, madje, u thotë se “po ta kishit dashur vendin kaq shumë, ishit ardhur në luftë me luftu për Kosovë!”./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.