×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas 6 ditësh me shpërthime e maska në Veri, reagon Borrell: BE nuk toleron sulmet ndaj EULEX’it

    Reporteri
    11 Dhjetor 2022 | 12:22
    Shefi i Politikës së Jashtme të BE'së, Josep Borrell

    Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se BE’ja nuk do t’i tolerojë sulmet e qytetarëve kriminelë serbë ndaj EULEX-it.

    Përmes një reagimin, Borrell i dënoi këto sulme, si dhe tha se barrikadat e vendosura në veri duhet të hiqen menjëherë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “BE nuk do të tolerojë sulmet ndaj EULEX-it ose përdorimin e akteve të dhunshme kriminale në veri. Barrikadat duhet të hiqen menjëherë nga grupet e serbëve të Kosovës. Duhet të rivendoset qetësia”, deklaroi Borrell në Twitter.

    Tutje, ai theksoi se do të vazhdojë koordinimi i EULEX-it me Kosovën, duke shmangur të gjitha daljet që çojnë deri te përshkallëzimi.

    “EULEX-i do të vazhdojë të koordinohet me autoritetet e Kosovës dhe KFOR-in. Të gjithë akterët duhet të shmangin përshkallëzimin”, theksoi Borrell.

    EULEX ka njoftuar se në afërsi të Rudares, mbrëmë është hedhur një shok-bombë në drejtim të një patrulle vëzhguese të tyre.

    Përmes një komunikate për media, EULEX njofton se nuk ka pasur lëndime apo dëme materiale nga ky sulm, transmeton Reporteri.net.

    “Konfirmojmë se një bombë çorientuese (shok-bombë) është hedhur ndaj një patrulle vëzhguese të EULEX-it mbrëmjen e kaluar (10.12) në afërsi të Rudares. Asnjë zyrtar i Njësisë Policore të Specializuar të EULEX-it nuk është lënduar dhe nuk janë shkaktuar dëme materiale”, bëhet e ditur në komunikatë.

    Ndaj këtij sulmi ka reaguar edhe ShBA’ja. Ambasadori Hovenier tha se ShBA’të e dënojnë fuqishëm këtë sulm dhe sulmet tjera ndaj Policisë së Kosovës.

    Sulme të tilla, Hovenier tha se janë të paparanueshme.

    “SHBA i bashkohet #EULEX-it në dënimin e fuqishëm të sulmit ndaj një patrulle të EULEXIT, mbrëmë. Sulmet e dhunshme ndaj Policisë së Kosovës dhe personelit të sigurisë ndërkombëtare janë të papranueshme dhe autorët duhet të mbajnë përgjegjësi përmes sistemit të drejtësisë kosovare”, ka shkruar Hovenier. /Reporteri.net/.

    “ShBA i dënon sulmet ndaj Policisë dhe EULEX’it”, Hovenier: Autorët do të përgjigjen para drejtësisë së Kosovës

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!