Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka reaguar ndaj sulmit ndaj një patrulle të EULEX’it në veri të Kosovës.
Në reagimin e tij, ambasadori Hovenier tha se ShBA’të e dënojnë fuqishëm këtë sulm dhe sulmet tjera ndaj Policisë së Kosovës, transmeton gazeta online Reporteri.net.
Sulme të tilla, Hovenier tha se janë të paparanueshme.
“SHBA i bashkohet #EULEX-it në dënimin e fuqishëm të sulmit ndaj një patrulle të EULEXIT, mbrëmë. Sulmet e dhunshme ndaj Policisë së Kosovës dhe personelit të sigurisë ndërkombëtare janë të papranueshme dhe autorët duhet të mbajnë përgjegjësi përmes sistemit të drejtësisë kosovare”, ka shkruar Hovenier.
https://twitter.com/USAmbKosovo/status/1601876279913054211?cxt=HHwWhoC85an_gLssAAAA
Përmes një komunikate për media, EULEX njofton se nuk ka pasur lëndime apo dëme materiale nga ky sulm, përcjell Reporteri.net.
“Konfirmojmë se një bombë çorientuese (shok-bombë) është hedhur ndaj një patrulle vëzhguese të EULEX-it mbrëmjen e kaluar (10.12) në afërsi të Rudares. Asnjë zyrtar i Njësisë Policore të Specializuar të EULEX-it nuk është lënduar dhe nuk janë shkaktuar dëme materiale”, bëhet e ditur në komunikatë. /Reporteri.net/.