×
  • Lajme
  • Lajme / DOKUMENT

    Policët elitarë sërish në rrugë, javën e ardhshme NJSI dhe njësitet tjera speciale protestojnë përpara Qeverisë

    Reporteri
    30 Nëntor 2023 | 23:25

    Qeveria e Kosovës, ndonëse i ka miratuar shtesat e rrezishmërisë për pjesëtarët e Policisë së Kosovës, sërish do të përballet me pakënaqësitë e tyre.

    Më datën 9 dhjetor, policët e Njësive Speciale, Hetimeve, Rendit Publik dhe Departamenteve të tjera të Policisë do të mblidhen përpara qeverisë për të protestuar.

    Ata do të shfaqin pakënaqësitë në lidhje me shtesat dhe kategorizimin e rrezikshmërisë për policët e Kosovës.

    Kësaj radhe, përveç Njësisë Speciale Intervenuese (ish-FIT) protestës do t’i bashkohen edhe njësi të tjera elitare/speciale të policisë së Kosovës. Protestës pritet t’i bashkohen edhe policët specialë që janë në veri të Mitrovicës.

    Gazeta Online Reporteri.net ka siguruar dokumentin për njoftimin e kësaj proeste.

    “Protestë për të shprehur pakënaqësin në lidhje me shtesat dhe kategorizimin e rrezikshmërisë”, thuhet në formularin për lajmërimin e protestës

    Protesta parashihet të nis në ora 12:00 dhe pritet të zgjasë deri në 12:30. Ajo është thirrur të zhvillohet në sheshin “Skënderbeu”.

    Kujtojmë që edhe javë më parë, policët elitarë të Njësive Speciale Intervenuese protestuan përpara qeverisë me kërkesën e njëjtë, por kërkesat e tre nuk i morën parasysh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!