×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Tragjike: Bien nga lartësia, vdesin dy punëtorë ndërtimi në Gjakovë

    Reporteri
    21 Korrik 2025 | 9:20

    Dy punëtorë të ndërtimtarisë kanë vdekur në Gjakovë.

    Rastin e ka konfimuar për Reporteri.net drejtori i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta

    “Dyshohet se kanë rënë nga lartësia nga një objekt në ndërtim e sipër. Mjeku në emergjencë e ka konfirmuar vdekjen”.

    “Njësitet policore janë në vendin e ngjarjes bashkë me inspektorët e ndërtimit dhe prokurorin”, ka thënë Graishta.

    Ndërsa, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka konfirmuar për Reporteri.net se dy personat që kanë vdekur janë të moshës madhore.

    “Sot rreth orës 08:15, jemi njoftuar se dy persona (meshkuj të moshës madhore) janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Gjakovë, dyshohet si pasojë e lëndimeve të pësuar në vendin e punës, në rrugën “Bardhyl Qaushi ” në Gjakovë. Më pas është konfirmuar edhe vdekja e tyre”.

    “Njësitë relevante të Policisë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarr veprime hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të rastit”, ka deklaruar ai. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!