×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Pacolli me kandidatët e tij vizitojnë Teqen e Madhe të Rahovecit: Ishte streha e patriotëve që organizuan luftën për çlirim

    Reporteri
    21 Janar 2021 | 21:57

    Kandidati i AKR-së për deputet, parti e cila garon në listën e LDK-së, Jetlir Zyberaj ka treguar se bashkë me drejtues të tjerë të partisë kanë vizituar Teqen e Madhe në Rahovec.


    “Pas takimeve me strukturat organizative të partisë, së bashku me Presidentin Pacolli vizituam Teqenë e madhe të Rahovecit dhe u takuam me Sheh Besimin. Teqeja e madhe në Rahovec nuk është vetëm një institucion fetar për popullatën lokale. Ishte thjesht streha e patriotëve që organizuan luftën për çlirim.

    Për atë arsye, në vitin 1946 pas mbledhjes së patriotëve të NDSH në Teqe, u arrestua heroi i Kosovës Sheh Muhedin Shehu.”, ka shkruar ai.

    Zyberaj ka thënë se Teqeja e madhe e Rahovecit shërbeu gjithashtu si një streh në luftën e fundit për liri, pavarësi dhe mobilizim të popullatës lokale në luftën kundër Serbisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!