×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Vritet me thikë një burrë në Prizren, identifikohet i dyshuari – ndodhet në arrati

    Reporteri
    11 Gusht 2025 | 0:02

    Një person është ther me thikë të dielën rreth orës 21:20 në Zhur të Prizrenit, ku i njëjti pasi është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë ka vdekur si pasojë e plagëve të marra, shkruan Reporteri.net.

    Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës, e cila njofton se i dyshuari ndodhet në arrati.

    “Sonte, më datë 10.08.2025, rreth orës 21:20, Policia e Kosovës ka pranuar informacion se një person me lëndime është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit. Sipas mjekëve, viktima, mashkull, ishte therur me thikë dhe ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai është dërguar për trajtim në QKUK – Prishtinë, ku më pas ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra”, njofton Policia.

    Policia bën të ditur se patrullat e saj janë nisur drejt fshatit Zhur për të identifikuar dhe kapur të dyshuarin.

    “Patrullat policore janë nisur menjëherë në drejtim të fshatit Zhur për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit. Nga informacionet e mbledhura, i dyshuari është identifikuar dhe aktualisht ndodhet në arrati. Njësitë policore janë ende në terren dhe po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për kapjen e tij”.

    “Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe po ndërmerren veprimet ligjore të mëtejme”, njofton Policia. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!