×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Deklarohen partitë

    Takimi me presidenten, Krasniqi: U bë e qartë se askush nuk mund të krijojë shumicë të re parlamentare

    Reporteri
    31 Tetor 2025 | 14:15

    Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi pas përfundimit të takimit me presidenten Osmani, ka thënë se ka ky takim u bë e qartë se askush nuk mund ta krijojë shumicën e re parlamentare, bazuar në legjislaturën aktuale.

    “Takimi bëri të qartë se askush nuk mund ta krijojë shumicën e re parlamentare, bazuar në legjislaturën aktuale. Kurti na i ka humbur 8 muaj me manipulim e mashtrim dhe tash po i kërkon dhe disa ditë. Ai në mënyrë të kundërligjshme po vazhdon që të qëndrojë në zyrë dhe të marrë vendime të kundërligjshme. Është e qartë se as në ëndrrat e tij më të mira, ai nuk mund ta bëjë shumicën.

    E mori fjalën kah gjysma e takimit, nuk është se tha shumë diçka. Vetëm ka të nënkuptohet se dëshiron me i pasë edhe disa ditë për me vazhdu këtë agoni”, tha Krasniqi. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!