×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Foto

    Garda e Ajovas shkruan për pritjen e drejtuesve të FSK-së: Përforcim i mëtejshëm i partneritetit

    Reporteri
    17 Janar 2026 | 10:08

    Garda Kombëtare e Ajovas ka njoftuar për pritjen që i kanë bërë gjeneralit të FSK-së, Bashkim Jashari dhe rreshterit Bedri Zuka.

    Në këtë njoftim, Garda e Ajovas ka bërë të ditur se gjatë gjithë javës, drejtuesit e FSK-së kanë pasur mundësinë të marrin informacione për aftësitë e Gardës amerikane.

    Gjithashtu drejtuesit e FSK-së kanë parë nga afër trajnimet në kampin Dodge.

    Garda e Ajovas thotë se kjo ndikon në përforcimin e mëtejshëm shtetëror në mes të Kosovës dhe Iowas.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!