×
  • Lajme
  • Raporto
  • Nacionalet 2025

    Intervistohen 14 persona në Kllokot për dyshim për falsifikim të votave

    Reporteri
    07 Shkurt 2026 | 9:11

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në cilësinë e të dyshuarve janë intervistuar 14 persona kryesues dhe anëtarë të komisioneve numërues në QKN- Kllokot.

    Policia njofton se të njëjtit dyshohen për falsifikim të rezultatit të votimi.

    “Kllokot 29.12.2025. Me dyshimin e bazuar për falsifikim të rezultateve të votimit, më 06.02.2026 janë arrestuar dhe intervistuar në cilësinë e të dyshuarve 14 persona kryesues dhe anëtarë të komisioneve numërues në QKN- Kllokot”, thuhet në raportin e Policisë.

    Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!