×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / LAJMI I FUNDIT

    43 ditë pas zgjedhjeve, KQZ sonte i certifikon rezultatet e 28 dhjetorit

    Reporteri
    09 Shkurt 2026 | 15:50

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të certifikojë sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, të mbajtura më 28 dhjetor 2025, duke i hapur rrugë konstituimit të institucioneve të reja.

    Lajmin për  Gazetën Online Reporteri.net e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka njoftuar se mbledhja e radhës e komisionit mbahet sot, e hënë, 9 shkurt 2026, në ora 18:00, dhe në rend dite është certifikimi i rezultateve përfundimtare për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

    “Ju njoftoj se sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës, dhe në rend dite është certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025,” tha Elezi.

    Zgjedhjet u mbajtën më 28 dhjetor dhe fituese doli Lëvizja Vetëvendosje e cila fitoi 57 ulëse në Kuvend ose 51.10 për qind të votave,  Partia Demokratike e Kosovës ka arritur të fitojë 22 ulëse ose 20.19% , Lidhja Demokratike e Kosovës ka siguruar 15 ulëse ose 13.24%, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar 6 ulëse ose 5.50 % dhe Lista Serbe ka fituar 9 deputetë ose 4.49 %.

    Cetrifikimi i zgjedhjeve u vonua pasi KQZ mori vendim për rinumërim total të votave, pas dyshimeve për manipulim.

    Qindra komisionerë u arrestuan nën dyshimin për manipulimin e votave. Shtatë Prokuroritë Themelore të Kosovës kanë autorizuar Policinë për hetimin e tyre. /Reporteri.net/.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!