×
  • Lajme
  • Raporto
  • Nacionalet 2025 / Ndarja e ulëseve

    Certifikimi i rezultateve, këta janë 120 deputetët e legjislaturës së re

    Reporteri
    09 Shkurt 2026 | 20:56

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar sot rezultatet e zgjedhjeve të 28 dhjetorit, shkruan Reporteri.net.

    Sipas këtyre rezultateve, VV do të ketë 57 ulëse, PDK 22, LDK, 15 dhe AAK 6. Rezultatet e certifikuara tashmë janë publikuar në webfaqen e KQZ’së.

    Më poshtë gjeni emrat e të 120 deputetëve që kanë siguruar ulëse:

    Hapi i radhës tash është thirrja e seancës konstituive.

    Seanca duhet të mbahet brenda 30 ditësh dhe duhet të thirret nga Presidentja Vjosa Osmani, por në rast se ajo nuk e thërret seancën, Kuvendi mblidhet vetë në ditën e 30’të.

    Përgatitja për seancën konstituive është përgjegjësi e kryetarit të legjislaturës paraprake, në këtë rast Dimal Bashës.

    Ai duhet të zhvillojë një takim të përbashkët me krerët e subjekteve politike parlamentare, jo më vonë se pesë ditë para seancës, për të përgatitur rendin e ditës dhe për të caktuar vendet e deputetëve në Kuvendin e ri.

    Rregullorja përcakton se seanca konstituive ka katër pika të rendit të ditës: formimin e Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Kuorumit dhe të Mandateve, betimin e deputetëve, zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe atë të nënkryetarëve./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!