×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Foto

    Kurti shkon në Kalludër të Zubin-Potokut, ku po bëhen gërmimet për varrezën masive

    Reporteri
    01 Gusht 2026 | 11:59

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar këtë të shtunë fshatin Kalludër e Vogël në komunën e Zubin Potokut, ku po zhvillohen gërmime në një lokacion të dyshuar për varrezë masive nga lufta e fundit në Kosovë.

    Gjatë vizitës, Kurti u njoh nga afër me ecurinë e punimeve dhe theksoi rëndësinë e zbardhjes së fatit të personave të zhdukur me forcë gjatë luftës, duke e cilësuar këtë si një detyrim institucional dhe moral ndaj familjeve të viktimave.

    Autoritetet po vazhdojnë hetimet dhe ekzaminimet mjeko-ligjore në vendngjarje, ndërsa institucionet kanë bërë thirrje që të priten rezultatet zyrtare të procesit të identifikimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!