Në lidhje me pandeminë Covid-19 ka reaguar deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu i cili kërkon që të mblidhet Kuvendi dhe të shpallë gjendje të jashtëzakonshme meqë gjendja është e jashtëzakonshme.
“Kuvendi i Kosovës duhet të mblidhet urgjentisht që ta miratojmë̈ Ligjin Anti-Covid-19, dhe të shpallet gjendje e jashtëzakonshme, sepse gjendja është̈ e jashtëzakonshme”.
Sipas Haxhiu, masat e ndërmarra nga qeveria janë sipërfaqësore dhe nuk kontribuojnë në lidhje me situatën ku ndodhemi.
“Masat që prezantoi sot Kryeministri Hoti, janë̈ sipërfaqësore, veprimet e Qeverisë se Kosovës duhet të jenë në përputhje me situatën.
“Rastet e vdekjeve nga COVID-19 po rriten çdo ditë, numri i të infektuarve gjithashtu. Masat mbrojtëse nuk po respektohen, prandaj duhet të vendosen masa me rigoroze që të shpëtohen jetët e qytetarëve”.