×
  • Lajme
  • Botë

    Gjenden mbetjet e një pengu izraelit

    Reporteri
    03 Maj 2024 | 19:16

    Njëri prej pengjeve që mendohet se ishte marrë nga Hamasi më 7 tetor, është shpallur i vdekur pasi trupi i tij është gjetur në Izrael, kanë njoftuar Forcat Mbrojtëse të Izraelit.  

    IDF-ja ka njoftuar se mbetjet e Elyakim Libmanit janë identifikuar pas një procesi të gjatë të hetimit, raporton BBC.

    Libman po punonte si roje në festivalin Nova në kohën e sulmit nga militantët e Hamasit.

    Familja e tij ka marrë një njoftim nga shteti izraelit se Libman është vrarë në masakrën e 7 tetorit, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    Mediat izraelite kanë raportuar se mbetjet e tij ishin varrosur gabimisht bashkë me një viktimë tjetër të festivalit.

    Rreth 1 mijë e 200 persona u vranë në sulmin e 7 tetorit. Më shumë se 360 prej tyre u vranë në festival.

    Ndërkaq, 130 pengje po mbahen nga Hamasi. 34 prej tyre besohet se kanë vdekur.

    Që nga fillimi i luftës mes Izraelit dhe Hamasit, në territorin palestinez të Gazës janë vrarë më shumë se 34 mijë persona, shumica e tyre gra dhe fëmijë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!