Ministrja e Financave, Hikmete Bajrami, ka treguar se është intervistuar nga Taskforca për korrupsion në cilësinë e dëshmitares.
“Kam qenë në intervistë në Departamentin e Krimeve Ekonomike në cilësinë e dëshmitares për rastin e 53 milionëshit. Nuk e di nëse kryeministri a është intervistu, unë e di që personalisht jam intervistu në cilësinë e dëshmitares. Kam qenë e vetmja, as në shoqërinë e askujt, kur jam shku nuk e kam ditë as për çka është fjala, një herë të vetme kam qenë, asnjëherë tjetër”, tha ministrja Bajrami në T7, shkruan Reporteri.net.
Taskforca anti-korrupsion është zhbërë pas vendimit të Qeverisë Hoti.
Qeveria ka marrë kritika për këtë vendim. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.