Mbrojtësi anësor i Barcelonës, Jordi Alba, e ka shprehur habinë e tij për kthimin e Zinedine Zidanit në pozitën e trajnerit të Real Madridit, për shkak që nuk kishte kaluar shumë kohë nga largimi i tij.
Trajneri francez i habiti të gjithë kur u largua nga Real Madridi në fund të sezonit të kaluar, pasi e fitoi titullin e tretë radhazi të Ligës së Kampionëve brenda vetëm dy sezoneve e gjysmë.
Megjithatë, Zidane u riemërua trajner i “Los Blancos” të hënën, pas shkarkimit të Santiago Solarit. Shkarkimi i argjentinasit kishte ardhur pasi Real Madridi u eliminua nga Ajaxi prej Ligës së Kampionëve dhe madrilenët mbetën 12 pikë prapa Barcelonës në La Liga.
Pas fitores së Barcelonës kundër Lyonit, me rezultat 5:1, që ia siguroi katalonasve kalimin në çerekfinale, Alba e shprehi habinë e tij për kthimin e francezit.
“Real Madridi u eliminua edhe pse ishte favorit. Por, Ajaxi ishte më i mirë në dy ndeshjet dhe e merituan të mposhten”, ka thënë Alba.
“Unë u habita nga kthimi i Zidanit në Real Madrid. Nuk është normale që një trajner të kthehet pas nëntë muajve”. /Express/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.