Sot rreth orës 23:00 në rrugën Eqrem Çabej në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime trupore ku janë përfshirë dy automjete.
Lajmin për Gazetën Online “Reporteri.net”, e ka konfirmuar zëdhënësja e PK-së për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila tha se bazuar në të dhënat fillestare, tre persona kanë pësuar lëndime trupore.
“Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha ndër të tjera Ahmeti.