Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur për krizën energjetike në vend dhe për dimrin e vështirë që e pret vendin.
Ai ka përmendur se si Qeveria Kurti kishte refuzuar që përmes ndihmës amerikane në vlerë 200 milionë euro të fillonte projektin e gazsjellësit që do të lidhte vendin me Maqedoninë e Veriut.
Ka thënë se në vend të këtij projekti, Qeveria ka vendosur të bëjë një “depo”, por që tash s’ka prodhim, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Paramendoni çfarë ka ndodhur me këtë qeveri, e ka ndalë projektin me gaz dhe ka vendos të bëjë një depo. Depon e bëmë po s’ka prodhim. Pra ne e kemi pas projektin e gatshëm në shkurt të vitit të kaluar. 200 milionë euro të dhëna për projektin me gaz…po kish nis dhe sot jemi në vitin e dytë dhe në fund të qeverisë, një qeveri do ta linte një termocentral”, ka deklaruar Abdixhiku në RTV Dukagjini.
Abdixhiku ka komentuar edhe videon e publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje, ku ai paraqitet si “shkatërrues i shtetit”.
Sipas Abdixhikut, kjo video tregon se partia në pushtet është në panik dhe se po tenton ta mbulojë paaftësinë në qeverisje.
Pavarësisht kësaj videoje, Abdixhiku ka thënë se s’mund ta quajë Kurtin “shërbëtor të Serbisë”, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Unë shpesh kam parë se i thonë kundërshtarit tim politik, Albin Kurtit, këshilltar i Serbisë. Unë s’mund ta bëj një gjë të tillë. Unë besoj se është i paaftë për të qeverisë dhe i dëmshëm për vendin tonë. Është polarizues dhe s’ka aftësi të qeverisë. Mbi këto baza do ta kundërshtoj. Por s’mund t’i them bashkëpunëtor i Serbisë, sikur që s”pres të më quaj shkatërrues të shtetit, sidomos kur kemi bashkëpunuar një kohë”, ka thënë Abdixhiku.
Ai ka treguar edhe se si ka reaguar kur e ka parë videon.
“Kur kam parë këtë video, thash bashkëpunëtorëve se këta janë në panik. Ky është një hap i ri për të mbuluar atë që s’po mbulohet dot, e që është paaftësia e qeverisjes në dy vite qeverisje të tij. Duhet të jesh në dëshpërim të plotë të mos kesh asnjë gjë për bazë ta prodhosh me të cilën mburresh si masë, e që arsyetimin e vetëm ta kthesh prapa kohës kur t’i ke nis punën”, ka thënë Abdixhiku.
Tutje, ai ka thënë se propaganda është mjet i këtij pushteti.
“Propaganda është mjet i këtij pushteti dhe videot e tilla janë pothemi mjete më tepër të manipulimit të gjendjes së tanishme dhe nevojës së domosdoshme për të prodhuar lajme të rrejshme”, ka deklaruar Abdixhiku./Reporteri.net