Sokol Havolli, ish-zëvendës guvernator i Bankës Qendore të Kosovës, ka treguar se në institucionet bankare nuk ekziston volum për të ngritur alarmin për shpërlarje të parave.
Sipas tij, Banka Qendrore e Kosovës ka hartuar rregullore adekuate që parandalojnë çdo tentim për shpërlarje të parave, pasi për çdo transaksion të dyshimtë janë vetë bankat që ndezin alaramin dhe njoftojnë policinë e vendit.
“Kjo çështje është jashtëzakonisht mirë e rregulluar dhe mund të them se tek insticionet financiare kjo është e pamundur të bëhet, sepse alarmi në BQK mund të ndezet edhe për një mijë euro transaksion, por mund edhe të mos ndizet fare për miliona euro nëse gjithçka është sipas ligjeve në vend, dhe mund të shtoj se nuk ka pas tendencë për shpërlarje parash”, ka deklaruar për T7, ish-zëvendës guvernatori i Bankës Qendrore, tash kryeshef i kompanisë publike “Prishtina Parking”.
Bankat komerciale në vend kanë ngritur fitimet e tyre për shkak të aktvitetit të tyre dhe asnjëherë në kurrizë të qytetarëve, ka thënë mes tjerash ish guvernatori Havolli.