×
  • Lajme
  • Lajme

    23 vjeçari gjendet i vdekur në Ferizaj, policia jep detaje

    Reporteri
    28 Shtator 2020 | 17:36

    Një i ri është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij.


    Rasti ka ndodhur sot në fshatin Komogllavë të Ferizajt. Këtë e ka konfirmuar për Reporteri.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

    “Rreth orës 13:00 familjarët kanë sjell në emergjencën e Ferizajt personin 23 vjeçar, pas kontrollimit mjekut ka konstatuar që i njëjti ka ndërruar jetë, dyshohet se ka pësuar sulm në zemër”, ka thënë Gashi për Reporteri.net.

    Ai thotë se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në mjekësinë ligjore, dhe se rasti është duke u hetuar nga policia. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!