×
  • Lajme
  • Lajme / Kronikë e zezë

    25-vjeçari nga Kosova vdes në aksident trafiku në Itali, punonte si shofer kamioni

    Reporteri
    23 Prill 2024 | 13:45

    25-vjeçari, Haris Shala nga Kosova ka gjetur vdekjen në një aksident në Itali, shkruan Reporteri.net.

    Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur në Piza në autostradën e Brenerit, ditën e djeshme.

    Shala punonte si shofer kamioni dhe momentin tragjik ai u godit nga një kamion tjetër nga prapa.

    25-vjeçari Haris Shala jetonte në Caprona dhe ishte baba i një vajze gati 2-vjeçare./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!