×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku: Për këto pesë ditë kemi qenë në kontakt me Kryeministrin, ftoj të gjitha partitë për unitet

    Reporteri
    25 Shtator 2021 | 16:10
    Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar për zhvillimet në veri të vendit duke kërkuar që të mblidhen partitë politike, pozitë e opozitë në mënyrë që të diskutohet për tejkalimin e situatës dhe mbrojtjen e interesave shtetërore, shkruan Reporteri.net.


    Abdixhiku ka thënë se gjatë pesë ditëve të fundit, kanë qenë vazhdimisht në kontakt me krerët e shtetit, kryeministrin dhe kryeparlamentarin e me zyrtarë të tjerë qeveritarë, lidhur me situatën në veri, pas vendimit të Qeverisë për reciprocitet në targa me Serbinë.

    “Gjendja e tensionuar në Veri kërkon unitet të plotë, prandaj propozoj që Kryeministri të mbledhë spektrin politik në vend, të ftojë partitë parlamentare në takim – pozitë e opozitë pa dallim, në mënyrë që të shfrytëzojmë të gjitha kapcitetet tona, vendore e të jashtme, për të mbrojtur interesat tona shtetërore sot”, shkruan ndër të tjera ai.

    Tutje, kryetari i LDK-së  i ka bërë thirrje edhe komunitetit ndërkombëtar që të bëjnë gjithë ç’është e mundur, për të shmangur kërcënimet e Serbisë dhe tensionet në veri të vendit.

    Reagimi i plotë:

    Të dashur qytetarë,
    Përgjatë pesë ditëve të fundit, LDK ka përcjellur me vëmendje e shqetësim zhvillimet në Veri të vendit. Përgjatë kësaj kohe, unë dhe kolegët e mi kemi qenë në kontakt me Kryeministrin Kurti, Kryeparlamentarin Konjufca e me zyrtarë të tjerë qeveritarë.

    Në këto komunikime, përveç se kemi shprehur shqetësimin për gjendjen e sigurisë, të djemve tanë në uniformë atje, kemi kërkuar dhe qartësime në lidhje me planet e Qeverisë mbi menaxhimin e situatës. Mbi të gjitha, si LDK kemi shprehur gadishmërinë e plotë, për të ndihmuar në të gjitha kapacitetet që kemi, Qeverinë e vendit.

    Gjendja e tensionuar në Veri kërkon unitet të plotë, prandaj propozoj që Kryeministri të mbledhë spektrin politik në vend, të ftojë partitë parlamentare në takim – pozitë e opozitë pa dallim, në mënyrë që të shfrytëzojmë të gjitha kapcitetet tona, vendore e të jashtme, për të mbrojtur interesat tona shtetërore sot.
    Po ashtu, i bëj thirrje, komunitetit ndërkombëtar, aleatëve tanë, që të bëjnë gjithë ç’është e mundur, për të shmangur kërcënimet e Serbisë dhe tensionet në veri të vendit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!