×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet e policisë

    Aksident në Lipjan, vdes një person

    Reporteri
    23 Prill 2024 | 7:27
    Foto ilustruese

    Një person e ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë në Lipjan.

    Rasti ka ndodhur në rrugën “Ibrahim Rugova”, të këtij qyteti.

    Detaje për media ka dhënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

    Borovci tha se në aksident ishin të përfshirë një veturë dhe një kamion.

    Ai bëri të ditur se viktima e këtij aksidenti është një burrë i moshës 71-vjeçare.

    “Përderisa policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti, me urdhër të prokurorit të shtetit vozitësi i kamionit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh”, tha Borovci.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!