×
  • Lajme
  • Lajme / Pasuria e saj

    Albulena Haxhiu i deklaron dy kredi për të shlyer dhe vetëm 500 euro para të ruajtura në bankë

    Reporteri
    20 Prill 2024 | 14:06

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka deklaruar pasurinë e saj në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

    E para e drejtësisë në vend ka deklaruar banesë në vlerë 60 mijë euro dhe 6 ari tokë në vlerë 15 mijë euro, shkruan Reporteri.net.

    Ministrja ka deklaruar veturë në vlerë 9 mijë e 700 euro, ndërsa në bankë ka deklaruar para të ruajtura vetëm 500 euro.

    Haxhiu ka deklaruar në emër të vet dy kredi për t’i shlyer.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!