×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestim për marrje ryshfeti në Mitrovicë, zyrtarit i kapen 135 euro

    Reporteri
    25 Prill 2024 | 9:45

    Policia e Kosovës ka arrestuar një kosovar dhe një serb nën dyshimin për dhënie dhe marrje e ryshfetit.

    Sipas raportit të Policisë, “gjatë kontrollit tek i dyshuari person zyrtar janë gjetur dhe sekuestruar para të gatshme gjithsejtë 135 €, qe dyshohet se janë pranuar si forme e ryshfetit”.

    “Mitrovicë / 24.04.2024 – 11:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj njëri shtetas i Serbisë dhe tjetri i Republikës se Kosovës nën dyshimin se kanë kryer veprat e cekura dhënie & marrje e ryshfetit. Gjatë kontrollit tek i dyshuari person zyrtar janë gjetur dhe sekuestruar para të gatshme gjithsejtë 135 €, qe dyshohet se janë pranuar si forme e ryshfetit. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!