×
  • Lajme
  • Lajme / Keqpërdorim detyre

    Arrestohet ish-zyrtari në Ferizaj pasi regjistroi një turk pa i plotësuar kriteret e shtetësisë

    Reporteri
    23 Prill 2024 | 19:40

    Një zyrtar është arrestuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar në Ferizaj. Policia e Kosovës pas një hetimi të gjatë ka siguruar dëshmi se i dyshuari – ish-zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj e tani me pozitë tjetër – derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019, si ofiqar, dyshohet se ka keqpërdorur pozitën, përcjell Reporteri.net.

    Lidhur me rastin dyshohet se i dyshuari ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas të huaj, turk, në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, teksa i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë, ka sqaruar Policia përmes një komunikate.

    I dyshuari ia ka mundësuar të huajit të pajiset me letërnjoftim të Republikës së Kosovës dhe pastaj edhe me patentë shofer.

    Të martën është siguruar prezenca e të dyshuarit dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

    Ndërsa, personi i dyshuar turk që dyshohet se ka kryer veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”, tani është i ekstraduar në Turqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!