×
  • Lajme
  • Lajme / Deklarimi

    Banesë, veturë, para në bankë – kjo është pasuria e kryekuvendarit Glauk Konjufca

    Reporteri
    20 Prill 2024 | 13:37
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca

    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, e ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

    I pari i legjislativit në emër të tij ka deklaruar banesë në vlerë 60 mijë e 793 euro të blerë në vitin 2018, parking në vlerë 6 mijë euro dhe depo në vlerë 500 euro, shkruan Reporteri.net.

    Në emër të prindit ka deklaruar banesë në vlerë 44 mijë euro, shtëpi në vlerë 45 mijë dhe tokë në vlerë mbi 60 mijë euro.

    Kryeparlamentari ka deklaruar se posedon veturë në vlerë 3 mijë euro.

    Para të gatshme në emër personal ka deklaruar mbi 9 mijë euro, kurse në emër të prindit ka deklaruar para në bankë mbi 90 mijë euro.

    Konjufca ka deklaruar edhe një kredi në emër personal që ka obligim ndaj bankës, ku thotë se shuma që i ka mbetur për ta paguar është 33 mijë e 607 euro.

    Konjufca ka deklaruar pagë vjetore 27 mijë euro dhe meditje në vlerë 3 mijë e 589 euro.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!