×
  • Lajme
  • Botë

    Itali: Fëmija 15 muajsh gjen vdekjen pasi kafshohet nga dy pitbulla

    Reporteri
    22 Prill 2024 | 11:33

    Një fëmijë (djalë) 15 muajsh është kafshuar nga dy pitbull në zonën Campolongo (Salerno) të Italisë, mëngjesin e sotëm dhe si pasojë e plagëve të marra ka vdekur, përcjell Reporteri.net.

    Mediat italiane raportojnë se vogëlushi u sulmua nga dy qen në pronësi të një shoku të nënës së viktimës, e që ia besun familjas që t’i ruanin.

    Sipas raportimeve të para, vogëlushi kishte qenë në krahët e xhaxhait të tij bashkë me nënën e tij, ku qenët në oborr kanë sulmuar menjëherë fëmijën dhe dy të rriturit.

    Nëna e cila po tentonte ta largonte djalin e saj të vogël, ka marrë lëndime por është jashtë rrezikut për jetën./Reporteri.net/

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!