×
  • Lajme
  • Botë

    Tentuan të kalonin Kanalin mes Francës dhe Anglisë me gomone, pesë të vdekur

    Reporteri
    23 Prill 2024 | 17:08

    Të paktën pesë persona kanë vdekur në përpjekje për të kaluar Kanalin mes Anglisë dhe Francës, raporton gazeta online Reporteri.net.

    Rasti ka ndodhur mëngjesin e së martës.

    Varka e vogël u nis në orët e para të mëngjesit të sotëm nga një plazh në Wimereux, në veri të Francës, sipas zyrtarëve francezë.

    Varka ishte “shumë e ngarkuar” dhe mbante më shumë se 100 persona, tha prefektura detare franceze.

    Një vajzë shtatë vjeçare, një grua dhe tre burra u raportuan të vdekur pavarësisht përpjekjeve për t’i shpëtuar, sipas Jacques Billant, prefekti i Pas-de-Calais.

    Më shumë se 40 njerëz u shpëtuan, thanë zyrtarët francezë, por më shumë se 50 persona mbetën në varkë dhe vazhduan drejt Mbretërisë së Bashkuar./BBC/Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!