×
  • Lajme
  • Lajme / Deklarata

    Duda Balje flet për gazetën Reporteri pasi u raportua se u ndalua nga policia serbe në Merdare

    Reporteri
    23 Prill 2024 | 11:32

    Mëngjesin e së martës u raportua se deputetja e Kuvendit të Kosovës është ndaluar nga autoritet serbe në pikën kufitare në Merdare.

    Në një përgjigje për gazetën online Reporteri.net, Balja ka thënë se janë ndaluar për një orë, por që siç u është thënë ka qenë kontroll rutinore.

    Tutje ajo ka bërë të ditur se është duke udhëtuar drejt Austrisë, dhe se bashkëshorti i saj ka qenë ai i cili i ka pyetur nëse diçka nuk është në rregull.

    “Unë jam me familjen, me burrin dhe fëmijët jemi në rrugë për Austri, por jo veç me kanç ndalë dhe për një orë mi kanë ndal letrat. Burri ka pyetur a ka najsen, dhe i kanë thënë jo kontroll rutinore”, ka thënë shkurtimisht Balje për Reporteri.net. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!