×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj në mbështetje të Policisë dhe institucioneve: BE të ndërhyjë te Beogradi që mos ta provokojë situatën në veri

    Reporteri
    25 Shtator 2021 | 17:41

    Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas sulmeve në veri të vendit këtë të shtunë.


    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka thënë se e mbështetë fuqishëm Policinë e Kosovës dhe institucionet e vendit të cilat janë vënë në mbrojtje të rendit dhe ligjit, shkruan Reporteri.net.

    “Pavarësisht se si janë zhvilluar gjërat, se si është marrë vendimi për targat, ajo që po ndodh në veri të vendit është e papranueshme. E mbështes fuqishëm Policinë e Kosovës dhe institucionet e vendit të cilat janë vënë në mbrojtje të rendit dhe të ligjit.”, ka shkruar ai.

    Ish-kryeministri i Kosovës ka thënë se provokimet në veri janë të të projektuara në Beograd dhe në Moskë, duke bërë thirrje kështu tek Bashkimi Evropian që të të ndërhyjë për të mos pasur provokime tjera.

    “Njëkohësisht kërkoj nga Brukseli që të ndërhyjë te Beogradi zyrtar dhe të kërkojë prej tij që të mos e provokojë situatën në veri por t’i zbatojë marrëveshjet e nënshkruara!”, ka përfunduar Haradinaj.

    Ndryshe, qytetarët serb janë duke protestuar që nga e hëna e 20 shtatorit në në Jarinjë që nga e hëna e 20 shtatorit ndaj vendimit të Qeverisë për zbatimin e reciprocitetit të targave.

    Ky është postimi i plotë i Haradinajt:

    Pavarësisht se si janë zhvilluar gjërat, se si është marrë vendimi për targat, ajo që po ndodh në veri të vendit është e papranueshme.

    E mbështes fuqishëm Policinë e Kosovës dhe institucionet e vendit të cilat janë vënë në mbrojtje të rendit dhe të ligjit.

    Provokimet e serbëve në veri janë të projektuara në Beograd dhe në Moskë, e Prishtina, duke mos rënë pre e këtyre provokimeve, duhet të jetë e vendosur në mbrojtje të qenësisë së saj.

    Njëkohësisht kërkoj nga Brukseli që të ndërhyjë te Beogradi zyrtar dhe të kërkojë prej tij që të mos e provokojë situatën në veri por t’i zbatojë marrëveshjet e nënshkruara!

    RH

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!