×
  • Lajme
  • Lajme / UP

    Këshilli i Etikës rekomandon suspendimin e profesorit Krasniqi, vendimi përfundimtar në dorën e Rektorit

    Reporteri
    23 Prill 2024 | 13:59
    Foto: Alban Bujari

    Këshilli i Etikës ka rekomanduar suspendimin e profesorit Xhevat Krasniqi, dhe dërgimin e rastit të tij në organet kompetente

    Në mbledhjen e së martës, Këshilli i Etikës ka marrë vendim që kjo çështje t’i mbetet në dorë rektorit të Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi.

    Xhevat Krasniqi, profesor i rregullt pranë Fakultetin e Edukimit, është denoncuar nga 27 studente të Fakultetit të Mjekësisë për ngacmim seksual.

    Sipas një ankueseje, profesori i Fakultetit të Edukimit po jepte edhe lëndën e Matematikës në Fakultetin e Mjekësisë, e aty thuhet se kishte “demonstruar me duar fjalën ‘masazh’.

    “Kam hyrë të konsultohem me profin në fjalë dhe për të shikuar se ku m’i ka hequr 0.5 pikë nga provimi, e le që përgjigjen nuk e mora, por dola e tronditur nga ajo zyrë me një përgjigje aspak adekuate, morale dhe joprofesionale”, ka thënë njëra nga studentet në ankesën e saj që është paraqitur në Këshill. “E këtu po i citoj fjalët e tij: ‘Unë jam i drejtë në vlerësim, e kështu jam i drejtë, kur dush të bëj masazh’, i cili ma ka demonstruar me duar fjalën ‘masazh’ dhe është afruar për të më përqafuar”, thuhet në ankesë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!