×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi, LDK: Shuplakë e rëndë raporti i DASH-it, alarm se në Kosovë ka korrupsion qeveritar

    Reporteri
    23 Prill 2024 | 12:41

    Pas raportit të DASH ku pati kritika për qeverinë e Kosovës, ka reaguar deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi.

    Krasniqi thotë se kjo është shuplakë e rëndë për qeverinë.Ajo thekson se tashmë korrupsioni nuk është lajm për pushtetin.

    Reagimi i plotë:

    Shuplakë e rëndë për qeverinë raporti i DASH-it.

    Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për Republikën e Kosovës ngre alarm se në Kosovë ka korrupsion serioz qeveritar.

    Korrupsioni tanimë nuk është lajm për pushtetin sepse eksponentët kryesor të qeverisë i dalin në mbrojtje atyre që janë të pandehur para gjykatës për afera korruptive. Është normale që në raport citohet tekstualisht “serious government corruption”, kur qeveria mbron:

    1. Nagip Krasniqin dhe skandalet e tij në KEK

    2. Martin Berishaj dhe milionat e tij me mafian e energjisë

    3. Ridvan Muharremi dhe skandali i rezervave shtetërore që nuk erdhën kurrë

    4. Faljen e miliona eurove për ambalazhuesit e ujit

    Në këtë raport theksohet se, ka probleme serioze me pavarësinë e gjyqësorit, edhe kjo është normale për Qeverinë Kurti kur Kryeministri dhe vartësit e tij bëjnë presion hapur ndaj gjyqësorit.

    Vetëm gjatë mandatit të Kurtit kanë ndodhur këto sulme:

    1. Kryeministri deklaron në Kuvend që Kryeprokurori nuk do të emërohet sepse nuk do ta lejojmë me Kryetarin e Kuvendit dhe Presidenten.

    2. Sjellin ligje antikushtetuse dhe bëjnë presion ndaj gjykatës kushtetuese që duhet të garojnë në zgjedhje si subjekt politik

    3. E shkelin kushtetutën 7 herë brenda mandatit

    4. Etiketojnë me emra gjykatësit dhe bëjnë presion publik ndaj tyre
    Dhe tjetër shqetësim serioz në këtë raport janë kufizimet serioze për lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias, duke përfshirë dhunën ose kërcënimet me dhunë ndaj gazetarëve. Edhe kjo është normale për qeverinë Kurti sepse:

    1. Me vendim të ministrisë tentuan të ta mbyllnin një nga televizionet më të mëdha në vend

    2. Bën presion tek gjyqtarët për të ngritur aktakuzë ndaj gazetarëve sikur rasti i Lirim Mehmetaj

    3. Përmes politizimit të KPM-së po tentojnë të cenzurojnë mediat e shkruara

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!