×
  • Lajme
  • Lajme / Obligimet e palëve

    Lajçak: Aktualisht s’ka ndonjë progres për Asociacionin, pa të s’ka normalizim raportesh

    Reporteri
    20 Prill 2024 | 18:39

    “Nëse nuk ka përparim sa i përket formimit të Asociacionit të Komunave Serbe, është e vështirë të pritet përparim në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha i dërguari special i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

    Lajçak theksoi se Kosova dhe Serbia i dinë obligimet e tyre që janë përgjatë rrugës për integrim evropian.

    “Për Serbinë është raporti vjetor i Komisionit Evropian që tregon saktësisht se çfarë duhet bërë. Për Kosovën është Marrëveshja e Stabilizim Asociimit. Përveç kësaj, në përputhje me vendimet e Këshillit të BE-së, normalizimi i marrëdhënieve është një parakusht për përparimin në rrugën europiane, BE ka thënë qartë se nuk mund të importojë probleme të pazgjidhura dypalëshe”, tha Lajçak për “Kosovo Online”.

    Sa i përket Asociacionit, ai u përgjigj se “nuk ka përparim për momentin”.

    “Mund të përsëris vetëm se gjithçka që është rënë dakord duhet të përmbushet, sepse parimi i përgjithshëm i “Pacta sunt servanda” është parimi bazë i së drejtës kontraktuale sipas të cilit kontrata e lidhur është ligji për palët kontraktuese, të cilat janë të detyruara të përmbushin detyrimet e tyre në mënyrën e përcaktuar nga kontrata dhe janë përgjegjës për përmbushjen e këtyre detyrimeve – dhe kjo vlen për të dyja palët, nëse nuk ka përparim në çështjen e Asociacionit, vështirë se mund të presim përparim në normalizimin e marrëdhënieve”.

    Ai ka theksuar se gjithmonë ka zgjidhje nëse ka vullnet të mirë.

    “Nëse nuk ka zgjidhje – na mungon vullneti i mirë. Për fat të keq, atmosfera është e vështirë. Ka një atmosferë mosbesimi dhe konfrontimi. Është e vështirë të normalizohen marrëdhëniet në atë atmosferë”, ka thënë Lajçak.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!