×
  • Lajme
  • Lajme

    NISMA po mbetet edhe pa një ministër, Shyqyri Bytyqi po ndërron parti

    Reporteri
    22 Gusht 2019 | 14:09

    Ministri në largim i Arsimit, Shyqyri Bytyqi është pranë largimit nga NISMA.


    Burime të Gazetës Online “Reporteri.net”, të afërta me ministrin, kanë treguar se dorëheqja e tij nga NISMA do të bëhet publike gjatë ditëve në vijim.

    Sipas këtij burimi Bytyqi tashmë përfundimisht e ka ndarë mendjen për largim nga partia e Fatmir Limajt dhe vetëm është pritur shpërbërja e Kuvendit të Kosovës për ta zyrtarizuar vendimin.

    I njëjti burim thotë se Shyqyri Bytyqi do të aderojë në një tjetër parti, dhe se gjithçka do të zyrtarizohet brenda pak ditësh, shkruan Reporteri.net.

    Bytyqi është zyrtari i dytë i NISMA-s që ka mbajtur post ministror e që largohet nga NISMA. Muaj më parë partinë e Fatmir Limajt e ka braktisur edhe ish-ministri i Tregtisë Bajram Hasani i cili tashmë ka aderuar në AAK.

    Reporteri.net ka provuar të kontaktojë Ministrin Bytyqi, por kontakti me të ka qenë i pamundur.

    Raportime për largimin e tij nga NISMA ka patur edhe më parë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!