×
  • Lajme
  • Lajme / Raporti 24 orësh

    Pesë raste të dhunës në familje në Kosovë brenda 24 orëve

    Reporteri
    23 Prill 2024 | 10:25

    Pesë raste të dhunës në familje janë regjistruar në Kosovë brenda 24 orëve, shkruan Reporteri.net.

    Sipas raportit të policisë, dy raste janë raportuar në Fushë Kosovë, ndërsa nga një në Gjilan, Gllogoc dhe Pejë.

    Njoftimi i policisë:

    DHUNË NË FAMILJE

    – Fushë Kosovë 20.04.2024 – NN. Më 22.04.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    – Fushë Kosovë 22.04.2024. Ankuesja femër kosovare, ka njoftuar policinë se ndihet e kërcënuar nga ish-bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

    – Gllogoc22.04.2024 – 11:30. Ankuesja femër kosovare, ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

    – Pejë 22.04.2024 – 00:00. Viktima femër kosovare, ka njoftuar se bashkëshorti i saj mashkull kosovar, në vazhdimësi është duke ushtruar dhunë psikike ndaj saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    – Gjilan 22.04.2024 – 12:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me prindërit e tij i kishte kanosur ata. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!