×
  • Lajme
  • Lajme / Ballafaqimi në OKB

    Profesori amerikan thotë se presidentja Osmani u tregua dinjitoze dhe e përgatitur përballë Vuçiqit

    Reporteri
    23 Prill 2024 | 19:27

    Hulumtuesi i lartë i Institutit Johns Hopkins në SHBA, Edward Joseph, ka thënë se presidentja Vjosa Osmani është treguar dinjitoze dhe e përgatitur përballë homologut të saj serb, Aleksandar Vuçiq, në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

    Sipas tij, një paraqitje e tillë ka qenë e pritshme.

    “Befasia më e madhe nga përballja e sotme e KS të OKB-së mes Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani dhe Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq: A është tejkaluar Vuçiqi bombastik nga Osmani dinjitoze dhe tërësisht e përgatitur? Jo, kjo ishte e pritshme”, ka shkruar ai në platformën X.

    Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar në Këshill të Sigurimit të OKB-së se Serbia e ka eskaluar agresionin ndaj Kosovës, duke përmendur kidnapimin e policëve në veri, sulmin ndaj gazetarëve dhe sulmin në Banjskë. Ajo ka thënë të hënën se autoritetet serbe janë përgjegjëse për sulmin në fshatin Banjskë të Zveçanit pasi “kryerësit e sulmit sillen lirshëm në Serbi e vazhdojnë të marrin kontrata të mëdha nga qeveria e Vuçiqit”.

    Përgjatë fjalimit të saj, Osmani ka thënë se serbët e integruar në institucionet e Kosovës janë detyruar të japin dorëheqje për shkak të presionit të kryer prej strukturave ilegale serbe, sulmeve në pronat e tyre, shkatërrimin dhe rrezikimin e jetëve të tyre, me vetëm një qëllim: t’i detyrojnë ata të ikin.

    “Vetëm imagjinojeni një politikan serb që ka vendosur lule para varrit të një vajze shtatëvjeçare gjatë kohës së luftës, i cili është arrestuar menjëherë dhe është torturuar në burgjet e Serbisë”.

    Ballafaqimi në Këshillin e Sigurimit, presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me krimet e luftës, presionin ndaj serbëve të Kosovës e sulmin në Banjskë

    Osmani ka folur para Këshillit të Sigurimit se mijëra gra në Kosovë kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës, duke përmendur Vasfije Krasniqin dhe Shyhrete Tahirin, dy të mbijetuara.

    Përgjatë fjalimit të saj, Osmani ka folur edhe për gratë që ka qenë pjesë e delegacionit të saj në takim – një e mbijetuar e masakrave të kryera nga forcat jugosllave në Kosovë, Elhame Muçolli, një grua që ka familjarë të zhdukur në luftë, Fahrije Hoti, si dhe dy gra të mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi, dhe Shyhrete Tahiri./Reporteri.net/.

    Osmani: Serbia me përdhunime dëshiroi që dhimbja të ekzistonte me gjenerata

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!