×
  • Lajme
  • Lajme / Pezullimi

    Prokuroria inicion rast ndaj Xhevat Krasniqit në drejtim të veprës penale “ngacmim seksual”

    Reporteri
    23 Prill 2024 | 18:30

    Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se ka inicuar rast në drejtim të veprës penale “ngacmimi seksual” ndaj profesorit të Universitetit të Prishtinës, Xhevat Krasniqi.

    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e prokurorisë, Laureta Ulaj.

    “Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë, sipas detyrës zyrtare ka iniciuar rast në drejtim të veprës penale ‘ngacmimi seksual’, sipas KPRK-së”.

    “Ashtu siç iu kemi njoftuar, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar policinë në ndërmarrjen e veprimeve hetimore, me qëllim të grumbullimit të provave dhe informatave lidhur me këtë çështje. Aktualisht mund t’iu konfirmojmë se në kuadër të veprimeve hetimore janë duke u marrë deklarata të personave të përfshirë në këtë rast, si dhe veprime të tjera, konform dispozitave të KPPRK-së”, tha Ulaj.

    Sot Këshilli i Etikës i ka rekomanduar Rektoratit pezullimin e Krasniqit, vendim të cilin më pas e ka marrë Rektori, Qerim Qerimi.

    UP-ja pezullon nga puna profesorin Xhevat Krasniqi

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!