×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, merr dy vendime

    Reporteri
    23 Prill 2024 | 14:37
    Fotografi ilustruese nga një prej mbledhjeve të Qeverisë së Kosovës

    Qeveria e Republikës së Kosovës sot ka zhvilluar një mbledhje elektronike.

    Në njoftimin nga ZKM bëhet e ditur se në këtë mbledhje janë marrë dy vendime. Në mbledhjen e sotme të Qeverisë është miratuar projektligji për Ratifikimin e Amendamentit të Marrëveshjes për Themelimin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe është themeluar Komisioni i Pranimit për pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

    “Miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Amendamentit të Marrëveshjes për Themelimin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (“Marrëveshja”) – Neni 1”, njofton Qeveria.

    “Themeluar Komisionin e Pranimit për pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, sipas konkursit të shpallur me datën 14.03.2024”, thuhet në njoftimin e Qeverisë./Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!